7 Tetor 2016 - 21:43
Është kjo Eliza Hoxha, krijimet e së cilës asnjëherë nuk kanë kaluar dosido. Kanë lënë gjurmë e janë përfolur për një kohë të gjatë.
Njëjtë ndodhi edhe me projektin e saj të fundit me titull “Ecjen ti vazhdo”, i cili u dedikohet grave që luftojnë kundër kancerit të gjirit.
Kënga vjen me një videoklip të thjeshtë, por i cili flet shumë për rrugën që e përshkojnë këto gra.
Dukja e Elizës ishte ajo që u komentua shumë. Disa aluduan në transformim të vërtetë të Elizës. Këngëtarja shprehet se ndryshimi në dukje do të duhej të ishte shqetësimi më i vogël për femrat e prekura nga kjo sëmundje.
Përveç këtij, të gjitha tekstet e Eliza Hoxhës kanë mesazhe të fuqishme, janë njerëzore, derisa secili mund të gjejë vetën në një pikë të caktuar. Në një kohë pa kohë, kur industria e muzikës shqiptare gjendet në një labirint dhe dominon fjala “hit”, për Elizën ajo është diçka më shumë se kaq.
Ndryshe, Eliza prej kohësh është duke punuar në realizimin e dy albumeve muzikore, për të cilat thotë se janë në përfundim e sipër.
Të qenit para publikut dhe te kënduarit live është ajo çfarë i fle në shpirt Eliza Hoxhës, pavarësisht që këtë e bën vetëm në festivale.
Kështu, për emisionin Express në KTV, këngëtarja ka bërë të ditur që do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit "Kënga magjike".
Përveç festivalit, një këngë tjetër me videoklip do të vijë së shpejti nga Eliza Hoxha.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...