7 Tetor 2016 - 14:32
Nga 2 muaj burg, që i kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit i caktoi sot 18 muaj shërbim provë Stresit.
Çështja ka lidhje me dënimin që mori reperi në shtator 2015 për “mosbindje të urdhrit të policisë”.
Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur me pseudonimin “Stresi” u arratis në muajin janar të vitit 2015 nga ambientet e një komisariati policie pas ndalimit që i kishte bërë policia për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Stresi ishte ndaluar nga uniformat në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit ku gjatë ndalimit ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Pas shoqërimit në komisariat, ai është hedhur nga dritarja e katit të dytë ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...