6 Tetor 2016 - 15:02
Në një postim në rrjetin social facebook, Dua Lipa shkruan “sonte ishte një moment historik për mua! Nata e parë e turneut tim “Hotter than hell” në Britani të Madhe dhe Evropë” .
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa ka nisur turin e saj koncertal vjeshtor. Ajo është paraqitur mbrëmë në një koncert në kryeqytetin e Irlandës, ku ka interpretuar hitet e saj të cilat po pushtojnë toplistat botërore.
Në Dublin, artistja e re kosovare që jeton në Londër është mirëpritur nga mijëra fansa të saj.
“Dublin ti më mahnite me energjinë tënde! Unë nuk mund të shkarkohem nga e gjithë adrenalina! Pra, unë jam gati për më shumë!”, ka shkruar këngëtarja.
Koncerti i saj i radhës do të jëtë nesër të premten në 7 tetor, në Manchester të Britanisë së Madhe për të vazhduar më 9 tetor në Birmingham. Këtë tur ajo do ta përmbyllë me koncertin e saj në Londër më 10 Tetor 2016.
“BBC”, rrjeti mediatik i famshëm e me influencë në publik, e ka vendosur këngëtaren e re në listën e atyre artistëve që i quan, “Sound of 2016. Zëri me ngjyrë të errët, i ngjashëm me legjendat e muzikës soul dhe jazz, i ka dhuruar adoleshentes me pamjen engjëllore, atributet e një ylli të vërtetë që pritet të shkëlqejë në botën muzikore.
Tonight was a massive milestone for me! The first night of my very own tour of UK and Europe #HOTTERTHANHELLTOUR 🔥 Dublin you blew me away pic.twitter.com/46S6bbEloE
— DUA LIPA (@DUALIPA) October 5, 2016
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...