Era realizon intervistë për “The Independent”

5 Tetor 2016 - 23:28      

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për mediumin prestigjioz “The Independent” në Britani të Madhe.

Ky medium shkruan për krahasimin që i bëhet Erës me Sian dhe Rihannën. “Independent” nuk ka lënë pa përmendur suksesin e jashtëzakonshëm të këngës “Bonbon” që deri tani ka grumbulluar rreth 180 milionë shikime dhe marrëveshjen e këngëtares 22-vjeçare me Sony Music.

“Është kompliment i dashur të krahasohem me Sian dhe Rihannan. Më thonë se ‘ke shumë ngjashmëri me to’ dhe më kanë thënë ‘fëmijë i dy këngëtarëve’ dhe gjithçka tjetër. Por... është edhe sfidë e madhe. Sepse duhet nivel i lartë për të arritur atë që kanë arritur ato në karrierë. Por kjo më motivon të punoj shumë e më shumë çdo ditë!!”, ka thënë Era në këtë intervistë.

Era po ashtu ka thënë se është shumë krenare që talentet shqiptarë kanë pushtuar botën në vitin 2015.

“Askush nuk e ka menduar se do të ndodhë kjo... sidomos ne shqiptarët që kemi menduar gjithmonë se “nuk jemi të mirë sa duhet” për botën. Keq apo jo? Por tani jemi shumë të lumtur! Shumë e lumtur që jam një nga ato që theva limitet, sidomos që pata sukses me një këngë në gjuhën shqipe. Nuk besoj se kjo ka ndodhur më herët. Mund të jem e para që e kam bërë këtë”, ka thënë ajo.

Në fund Era ka shtuar se nga industria muzikore shqiptare do të largonte performancat ‘playback’.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...