Aleksandër Gjoka, me album të ri? [video]

5 Tetor 2016 - 20:24      

Për të gjithë adhuruesit e autorit të këngëve “Kuturu”; “Imagjinoj” e “Ditë dimri” tashmë po vjen një lajm i mirë. Idhulli i tyre i rokut po përgatitet për realizimin e një albumi të përbërë nga njëzet këngë.

Meloditë e këngëve të reja të Aleksandër Gjokës, ka kohë që janë krijuar, ndërkohë ai është në kërkim të teksteve adekuate.

Gjoka, i cili konsiderohet të jetë një nga ikonat e rokut shqiptar, bëri të ditur për emisionin “Express” se së bashku me disa miq të tij këngëtarë, po planifikojnë të rikthehen në skenë përmes një koncerti madhështor, i cili pritet të mbahet në ditën e të dashuruarve.

Ai ka vite të shumta që nuk merr pjesë në festivale muzikore, mirëpo, Gjoka vazhdon të jetë produkt i tyre.
Këngëtari që tërë krijimtarinë e vet muzikore ia kushtoi melankolisë, në këtë intervistë u shpreh të jetë i kënaqur që në dekadën e fundit ka marrë hov zhvillimi i rokut brenda trojeve shqiptare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...