Eliza Hoxha pjesë e festivalit “Kënga Magjike”

5 Tetor 2016 - 20:07      

Është një prej këngëtareve të rralla shqiptare, këngët e së cilës kane mesazhe të fuqishme dhe dëgjohen për një kohë te gjatë.

Të qenit para publikut dhe të kënduarit live është ajo çfarë i fle në shpirt Eliza Hoxhës, pavarësisht që këtë e bën vetëm në festivale.

Kështu, për emisionin Express në KTV, këngëtarja ka bërë të ditur që do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit "Kënga magjike".

"Po e bëjë të ditur që do të jem pjesë e festivalit "Kënga Magjike, kënga ka përfunduar dhe trajton një temë sociale. Ka kohë që pjesë e festivaleve nuk bëhem me idenë e garës, por për ta përmbushur atë dëshirën me qenë para publikut" ka thënë ndër të tjerash Eliza Hoxha.

Projekti i saj i fundit është ai me titull “Ecjen ti vazhdo”, i cili u dedikohet grave që janë në luftë me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Një intervistë më të zgjeruar, jo vetëm për “Kënga Magjike” por edhe për projektin e fundit dhe për planet në muzikë, do të mund ta ndiqni të premten nga ora 20:00 në "Express pink".

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...