5 Tetor 2016 - 18:53
Pasi u takuan në një kafe të kryeqytetit, disa aktorë e regjisorë të tjerë që janë pjesë e organizatës “Bordi i bordeve”, duke u përshëndetur edhe me disa kalimtarë të rastit marshuan drejt Bibliotekës Kombëtare, ku pasi shkrepën disa fotografi, u shprehën të jenë tejet të bindur se Kosova do shënojë fitore ndaj Kroacisë.
“Bordi i bordeve” është kjo organizata famoze e formuar nga këta aktorë të cilët kanë për detyrë të japin propozime se si duhet të luajë Kosova dhe çfarë këngë duhet të transmetohen gjatë pjesëve ku luan Përfaqësuesja më e re në Botë.
Shpresojmë se prania e kryetarëve të “Bordit të bordeve” në tempullin e futbollit “Loro Boriçi” të Shkodrës do t'u sjellë fat lojtarëve të Kosovës që të marrin rezultat pozitiv në përballje ndaj Kroacisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...