Brenda “penthouse-ve” 12 milionë dollarësh të Johnny Deppit [foto]

5 Tetor 2016 - 15:23      

Shtëpia e aktorit të njohur Johnny Depp, të cilën dikur e ka ndarë me ish-gruan e tij Amber Heard, është vënë në shitje.

Grupi i “penthouse-ve” në Los Anxhelos – ku Johnny dhe Amber kanë kaluar ditët e fundit të lidhjes së tyre të trazuar – është vënë në shitje për 12 milionë dollarë.

Aktori, 53 vjeç, i cili është ndarë me Amber pas vetëm 15 muaj martesë, ka jetuar në pesë “penthouse” afër njëra-tjetrës “si dhomat në një shtëpi”, ka thënë agjenti i tij i shitjes së patundshmërive, Kevin Dees nga Partners Trust, për Wall Street Journal, transmeton Koha.net.

Ai i ka lidhur tre prej tyre me anë të dyerve, por dy të tjera i la të ndara duke përdorur njërën si studio dhe tjetrën për pritjen e mysafirëve.

Këta “penthouse” mund të blihen veç e veç ose së bashku. Ato përmbajnë po ashtu edhe një pishinë dhe palestër.

Shtëpia është një përzierje e stileve unike me një hije retroje që me sa duket përshtatet me stilin e tij.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...