Bateristi i Metallicas kthehet në vendlindje nëse Trump bëhet president

5 Tetor 2016 - 12:48      

Bateristi i grupit të njohur Metallica, Lars Ulrich, ka thënë se do të kthehet në vendlindjen e tij Danimarkë nëse Donald Trump zgjidhet si Presidenti i SHBA.

Ulrich ka lindur në Gentofte, Danimarkë, më 1963 dhe është shpërngulur në Los Anxhelos në moshën 16 vjeçare duke iu bashkuar bendit Metallica.

“Unë jam njëqind për qind shtetas danez, paguaj taksa në SHBA por nuk mund të votoj në Amerikë”, ka thënë Ulrich për tabloidin danez “Ekstra Bladet”, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse do të konsideronte shpërnguljen nga SHBA nëse Trump zgjidhet në nëntor, Ulrich u përgjigj: “Po, sigurisht që ndonjëherë mendoj rreth shpërnguljes në shtëpi, në Danimarkë”.

“Unë do të qëndroj prapa pasaportës sime daneze. Nëse Trump bëhet president, unë ndoshta do nisem për në aeroport dhe të pyes nëse mund të kthehem përsëri”, ka thënë bateristi i Metallicas, Lars Ulrich.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...