4 Tetor 2016 - 19:13
“Fire” është një nga gjashtëmbëdhjetë këngët e albumit “Eksperimental” të rok-këngëtares Flaka Krelani, e cila u promovua gjatë këtij vikendi.
Krelani, e shoqëruar nga familjarët dhe miqtë e saj, prezantoi klipin e kësaj kënge, të cilën e cilësoi të jetë kulmi i krijimtarisë së vet muzikore në albumin e titulluar “Eksperimental”.
Rok-këngëtarja, e cila vlerësohet si një prej zërave më të fuqishëm të skenës muzikore, tregoi se tekstet e këngëve të këtij albumi i ka shkruar kryesisht vëllai i saj, ku thotë se secila këngë ka elemente të përditshmërisë dhe karakterit të saj.
Por, sa është e vështirë sipas Flakës që aktualisht në tregun muzikor vendas të ketë përfitime materiale nga shitja e albumit?
Sido që të jetë, Krelani pas publikimit të këtij klipi, është në përgatitje të një kënge, më të cilën synon të marrë pjesë për herë të parë në një festival muzikor prestigjioz, i cili organizohet në Shqipëri.
Intervistën e Flaka Krelanit dhënë për “Express” të KTV-së mund ta ndiqni në videon më poshtë:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...