Dua Lipa në ballinën e “Vogue” në Britani

4 Tetor 2016 - 17:48      

Sukseset e Dua Lipas në tregun botëror nuk po kanë të ndalur.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka “pushtuar” edhe mediat britanike, aty ku nisi karrierën e saj.

Lipa ka njoftuar se ajo është në ballinën e revistës prestigjioze të modës “Vogue” për muajin nëntor.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po ju tregoj këtë!! Momentalisht jam duke pickuar veten. ‘BritishVogue’ ballina nëntor 2016. Faleminderit të gjithë ekipit që më zgjodhi, sidomos që jam muzikantja e parë në këtë ballinë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Edicioni britanik i “Vogue” është në treg që nga viti 1916.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...