Vajza e liderit të “Elita 5” në “The Voice of Turkiye” [video]

4 Tetor 2016 - 17:21      

Në vazhdimësi po zbulohen talente të reja në tregun ndërkombëtar të muzikës. Rruga e tyre sigurisht nuk është aspak e lehtë, pasi edhe zgjedhjet për të depërtuar atje janë nga më të ndryshmet.

Talent shout muzikorë janë më të preferuarit nga artistët e rinj, të cilët kanë potencial në muzikë, aq më tepër në performanca live.

“The Voice” në Turqi ishte së fundi nikoqir i zbulimit të një ylli të ri shqiptar. Fjala është për Elita Ziberin, të bijën e vokalistit të grupit “Elita 5”, Arif Ziberi, raporton emisioni Express i KTV-së.

Ajo u bë pjesë e këtij shou, ku edhe mahniti anëtarët e jurisë me performancën e saj.

Ajo interpretoi këngën “Get lucky” nga Duft Punk, ku bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget.

Gjatë luftës për ta pasur në ekip, njëri nga anëtarët e jurisë i kërkoi Elitës të këndojë diçka në gjuhën shqipe, gjë të cilën e bëri pa menduar dy herë.
“Hapi sytë e zeza” ishte kënga që këngëtarja shqiptare këndoi para publikut në Turqi, të cilët më pas e duartrokitën pafund.

Mbetet të shihet se deri ku do të arrijë këngëtarja shqiptare në këtë garë të muzikës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...