Eliza Hoxha publikon “Ecjen ti vazhdo” [video]

3 Tetor 2016 - 16:00      

Këngëtarja Eliza Hoxha ka lansuar në internet këngën e saj më të re "Ecjen ti vazhdo".

Ky projekt i dedikohet të gjitha grave që luftojnë kundër kancerit të gjirit dhe që sfidojnë jetën dhe veten për ditë më të mira.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj për punën dhe përkushtimin për realizimin e këtij projekti, transmeton KultPlus.

“Faleminderit krejt ekipit për energjinë dhe punën e mrekullueshme!Kontributi ynë i vogël le të jetë një zë më shumë për të hapur debatin për sfidat dhe stigmatizimin që kalojnë njerëzit gjate përballjes me sëmundjen dhe luftën për të rifituar jetën dhe veten”, ka theksuar këngëtarja kosovare.
Videoklipi i këngës vjen me regji të Burbuqe Berishës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...