1 Tetor 2016 - 09:47
Dhe realisht, të tilla kanë qenë ato që grupi Kaos ka publikuar së bashku, derisa njëjtë janë duke vazhduar edhe ndarazi, në bashkëpunimet që po sjellin me këngëtarë të tjerë, transmeton emisioni Ekspress në KTV.
Vig Poppa është ai që goditi në shenjë së fundmi. Fjala është për bashkëpunimin me Tunën në këngën “Zemra jem”, e cila njëmend rrëmbeu zemrat e atyre që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë muzikën e këtyre dy këngëtarëve. Në fakt, ky projekt ka një kohë të gjatë që flitet në media e edhe publiku mezi e priti publikimin e tij.
Kjo këngë ka qenë e realizuar vite më parë dhe ka disa arsye që nuk është publikuar deri tash.
Në një kohë, kur të gjithë janë tejet të përkushtuar në rrjete sociale dhe të dhënë pas tyre, edhe videoklipi na erdhi i tillë. Vigani pohon se ideja e këtij videoklipi nuk ka qenë e tillë nga fillimi, por që si përfundim, është ndarë i kënaqur me realizimin përfundimtar.
E kur jemi te rrjetet sociale, Vigani nuk është tejet i dhënë pas tyre. Por, me aq sa është primare në postimet e tij, përveç projekteve, janë gruaja dhe djali.
Ndryshe, sa i përket muzikës, Vigani nuk ka të ndalur. Përveç realizimit të projekteve për këngëtarë të tjerë, ai disa këngë do t’i sjellë në vazhdim. Përveç si Kaos, shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim me një reper, po ashtu shumë të pëlqyer për publikun shqiptar.
Përveç projekteve ndaras, Vigani dhe Lumi vazhdojnë të mbeten një kur bëhet fjalë për muzikën dhe grupin. Pikëpamjet e përbashkëta, sipas Vip Poppas, janë ato që i kanë mbajtur të bashkuar për një kohë kaq të gjatë.
Vig Poppa mbetet një ndër reperët më të pëlqyer në muzikën shqiptare. Pavarësisht që gjeneratat ndryshojnë, ai dhe grupi Kaos kanë lëshuar rrënjë në industrinë e muzikës në Kosovë e Shqipëri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...