Enisa Nikaj drejt skenës ndërkombëtare [video]

30 Shtator 2016 - 22:53      

Një talente e re, me origjinë shqiptare, nisur rrugën drejt suksesit në botën e muzikës. Ajo është Enisa Nikaj, vajza e lindur në Brooklyn, New York nga dy prindër shqiptarë, e cila ka pëlqyer të këndojë që në fëmijëri.

E njohëm Enisën përmes disa cover-ave të këngëve të njohura që publikonte në rrjetet sociale dhe në youtube, gjë që Nikaj e bëri vetëm për të shprehur talentin e saj, dhe zërin, që e konsideron si dhuratë, transmeton emisioni Express në KTV.

Ndonëse ende në fillim të karrierës, Enisa ka pasur kontaktet e para nga disa agjenci dhe producentë muzikorë. Këngëtarja dëshiron të ndihet e sigurt që do të jetë momenti i duhur për karrierën e saj muzikore dhe që do të punojë me njerëz që kanë të njëjtin vizion.

Ka pak ditë që Enisa Nikaj ka realizuar projektin e saj të parë muzikor. “Burn this Bridge” është kënga e cila ka pak ditë që është publikuar në versionin audio në kanalin zyrtar në Youtube. Kënga me tekst nga vetë këngëtarja së shpejti do të publikohet edhe me videoklip.

Adhuron të frymëzohet nga Justin Timberlake, Amy Whinehouse, por nuk lë anash as Frank Sinatra, Adele e Coldplay. Tashmë këngëtarja ka arritur që me zërin e saj dhe stilin e veçantë të bëjë për vete shumë fansa.

Enisa Nikaj sapo ka nisur rrugëtimin e saj për t’u bërë një emër tjetër shqiptar i suksesshëm në skenën muzikore në botë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...