30 Shtator 2016 - 11:10
Është një prej këngëtareve më aktive për momentin në skenën muzikore shqiptare dhe të gjitha projektet që ajo sjell shndërrohen menjëherë në hite.
Është kjo Enca, e cila brenda një kohe të shkurtër arriti të jetë në mesin e emrave më të pëlqyer në muzikën shqiptare.
Vetëm gjatë këtij viti, ajo ka publikuar disa projekte muzikore dhe secili më i dëgjuar se tjetri. I fundit ishte bashkëpunimi me Noizyn, i cili është klikuar mbi 36 milionë herë në Youtube, transmeton koha.net.
Krahas suksesit të këtij bashkëpunimi, Enca bëri të ditur se ka punuar në realizimin e një projekti të ri muzikor, siç e ka quajtur ajo, “special”.
Për dallim nga projektet e kaluara të cilat ia sollën suksesin që gëzon aktualisht, këtë herë këngëtarja do të sjellë një baladë.
Ajo ka publikuar një video të shkurtër në rrjete sociale, ku shihet se është duke u punuar rreth këtij projekti.
Në muajin tetor do të bëhet publikimi i këtij projekti, derisa shumë prej fansave të saj janë shprehur të entuziazmuar, duke shkruar se mezi presin publikimin e kësaj kënge.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...