Në “Festari” këndoi ikona e rokut shqiptar [video]

30 Shtator 2016 - 11:06      

Jubileu i edicionit të manifestimit tashmë tradicional “Festari”, i cili organizohet nga drejtoria e Komunës së Suharekës, solli treshen e këngëtarëve të spikatur nga Shqipëria. Se cilët këngëtarë interpretuan në skenën e këtij manifestimi, shikojmë kronikën e përgatitur.

Njëri prej ikonave të rokut shqiptar, Aleksandër Gjoka në mbrëmjen e kësaj të mërkure, ka kënduar hitet e paharruara të repertorit të tij në qendër të Suharekës.

Kantautori i cili ka triumfuar në disa çmime të rëndësishme muzikore, për më shumë se një orë i ka argëtuar të rinjtë e këtij qyteti në skenën e manifestimit tradicional “Festari” i cili këtë vit po shënon edicionin e tij jubilar.
DEKLARATA: ALEKSANDER GJOKA - Në edicionin e pesëmbëdhjetë të festës zyrtare të të rinjve të Suharekës janë përfshirë qindra qytetarë, ku përmes aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive i kanë dhënë jehonë këtij eventi duke e faktorizuar atë në zhvillimin e kulturës së vendit.
DEKLARATA: NUHI LLUGAXHIU, drejtor i kulturës të K. Suharekës

Në natën e tretë të “Festari-it”, pjesëmarrës ishte rokeri Erjon Zaloshnja dhe këngëtarja e cila këtë vit e përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”.
Eneda Tarifa, para të pranishmëve përpos baladave të saj këndoi para të pranishmëve edhe disa hite botërore.
DEKLARATA: ENEDA TARIFA, këngëtare
Manifestimi “Festari”, organizohet nga drejtoria e Kulturës së Komunës së Suharekës në çdo javë të fundit të muajit shtator.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...