Valltari kosovar po përgatitet për garat ndërkombëtare [video]

29 Shtator 2016 - 21:56      

Valltari kosovar, Berat Haskaj, por i cili jeton në Zvicër prej vitesh ka nisur tashmë përgatitjet intensive për dy gara ndërkombëtare të vallëzimit, në njërën prej të cilave do të garojë vetë, derisa në tjetrën do të jetë bashkë me njërin prej valltarëve të studios së tij.

Kjo e fundit do të mbahet më 20 tetor në Zurich, derisa gara ku do të jetë i vetëm më 28 tetor, në Bern, raporton Express i KTV-së.

Për “Express Music”, Berati ka bërë të ditur se garën e 28 tetorit nëse arrin të fitojë, do të kualifikohet më pas për një tjetër garë ndërkombëtare të vallëzimit që do të zërë vend më vonë në Itali.

Berat Haskaj përndryshe është edhe anëtar i grupit të vallëzimit, “Future Steps”, me të cilin nuk mungojnë pjesëmarrjet nëpër ngjarje të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...