29 Shtator 2016 - 20:20
Mirëpo në një intervistë të realizuar për Reutersin në Londër, këngëtarja tha se nuk e sheh këtë si rikthim.
“Në të vërtetë unë nuk e shoh këtë si rikthim në skenën muzikore, sepse unë jam pjesë e skenës qe një kohë të gjatë. Por, ndjej sikur ka kaluar ca kohë që nuk kam sjellë muzikorë të re për publikun dhe fansat e mi. Dhe të bërit muzikë më pëlqen shumë, është vërtetë argëtuese”, ka thënë ajo.
34 vjeçarja Speras gjendet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në festivalin “Apple Music Festival”. Ajo do të jetë në mesin e 10 artistëve më të famshëm që do të performojnë në këtë skenë si: Elton John, Alicia Keys dhe Calvin Harris. Koncerti do ta shënojë performancën e saj të parë në Londër që nga turneu i saj, 'Femme Fatale', në vitin 2011.
Performanca po ashtu rastisi me lansimin e albumit të saj të nëntë të incizuar në studio, me titull "Glory".
“Nuk kam dashur ta realizoj një album tipik të zhanrit pop. Doja të bëja diçka më ndryshe. Dhe për këtë arsye, ndjej sikur ky incizim është ende në stilin tim por ka pas ndryshime të vogla. Më pëlqen muzika e Selena Gomezit dhe ajo çfarë ka bërë me turneun e saj të fundit 'Revival'. Unë jam adhuruese e madhe e saj dhe më pëlqen shumë muzika e Selenas. Mendoj se është një këngëtare e mrekullueshme. Kështu që mund të them se jam shumë e inspiruar nga puna e saj, dhe ka ndikuar shumë në punën time”, ka shtuar ajo.
Kur u pyet cilët janë artistët që asaj do t’i pëlqente të bashkëpunojë me ta në të ardhmen, Spears tha: Steven Tyler nga bendi “Aerosmith” dhe Lenny Kravitz.
Të gjitha performancat e festivalit “Apple Music” do të transmetohen live në aplikacionin Apple Music në 100 shtete të ndryshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...