Për shkak të "situatës familjare" Brad Pitt mungon në premierën e filmit

29 Shtator 2016 - 09:42      

Los Angeles, 29 shtator – Nga shkaku i “situatës familjare”, aktori amerikan Brad Pitt nuk u shfaq në premierën e filmit të ri dokumentar në të cilin ai paraqitet si koproducent.

Siç shkruajnë mediat amerikane, transmeton AA, Pitt shmangu kështu paraqitjen e parë publike prej kur në fillim të javës së kaluar u konfirmua se po shkurorëzohet nga aktorja Angeline Jolie.

Premiera e mbrëmshme e dokumentarit "Voyage of Time: The IMAX Experience" u mbajt në Los Angeles pa praninë e Pittit të cilin me padurim e prisnin një numër i madh i ekipeve mediatike.

“Jam falënderues për pjesëmarrjen time në projekt mirëpo aktualisht jam i përqendruar në situatën familjare dhe nuk dëshiroj të shpërqendroj vëmendjen nga ky film i shkëlqyeshëm”, tha Pitt përmes një njoftimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...