28 Shtator 2016 - 18:45
“Click Model” është një nga agjencitë më të suksesshme televizive komerciale në Amerikë, e themeluar në vitin 1980 dhe përfaqëson mijëra artistë.
Listës së artistëve botërore të kësaj agjencie nga viti 2015 i është shtuar edhe modeli nga Kosova, Mirlind Morina. Morina vjen nga qyteti i Rahovecit dhe aktualisht jeton në New York.
Mirlindi ka marrë rrugën për në Amerikë pa e ditur se do të ketë fatin të bëhet pjesë e një agjencie si “Click Model”, e cila i është ofruar vetë modelit.
Një prej paraqitjeve të para ishte në një show room për markën “Armani”, pastaj një fotoshoot për dizajnerin e njohur Zachary Prell e shumë të tjera.
Por, jo vetëm kaq. Mirlindi ka pozuar edhe për firmat e njohura sportive. Mirlindi, së fundi ishte pjesë e ngjarjes “Java e Modës në Nju Jork” dhe ka pasur disa seanca fotografimi me revistat e njohura si: “New York Playhouse”, “Client magazine” e të tjera.
Modeli shqiptar në rrjetet sociale ka postuar fotografi edhe me fytyra të njohura botërore. Në Instagram ai ka postuar fotografi me Paris Jackson, vajzën e ikonës botërore të muzikës pop, Michael Jackson. Gjithashtu, edhe me aktoren dhe modelen ikonike amerikane, Karmen Dell-Orefiqe. Mirëpo, nuk ka lënë pa bërë fotografi edhe me këngëtaret shqiptare me famë botërore si Rita Ora e Bebe Rexha. Me këtë të fundit duket se ka raport më të ngushtë.
Mirlind Morina, që të jetë gjithnjë në formë dhe aktiv në Amerikë, ka një synim më tej. Ai veten në të ardhmen e sheh si aktor, pasi është duke ndjekur edhe disa kurse në këtë drejtim.
Intervistën e tij dhënë emisionit “Sot” në KTV mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...