28 Shtator 2016 - 11:54
Ylli televiziv ka performuar në një paraqitje me DJ në Beograd, ku u shfaq në skenë edhe nga këngëtarja e muzikës popullore serbe, Svetlana Razhnjatoviq.

Këngëtarja, e njohur si Ceca është e veja e Zhelko Razhnjatoviq, i njohur me emrin Arkan, i cili është përfshirë në një sërë masakrash, përfshi edhe masakrimin e shqiptarëve në Kosovë më 1999, raporton MailOnline.

Ai është përballur edhe me 24 akuza për krime kundër njerëzimit në tribunalin e OKB-së për krime lufte por u vra në hollin e hotelit “Inter Continental” në Beograd, nga një pjesëtar i ri i policisë para se të paraqitej në gjyq, transmeton Koha.net.

Megjithatë, gruaja e tij Ceca, me të cilën u martua më 1995, është yll i famshëm në vendlindje për muzikë popullore. Dhe në ndejën në Beograd të zhvilluar gjatë kësaj jave, ajo këndoi disa prej këngëve të saja të famshme ku edhe Paris Hillton u paraqit e veshur me një fustan të ngushtë me taka të argjendta.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...