Dua Lipa inspirohet nga babai i saj

27 Shtator 2016 - 17:08      

Ylli në rritje, Dua Lipa, ka treguar se si inspirimin për muzikën e saj e ka gjetur tek babai i saj – një yll roku nga Kosova.

21-vjeçarja, që ka grumbulluar më shumë se 115 milionë klikime në YouTube, ka deklaruar se është rritur me këngët e babait të saj, apo të Sting, David Bowie e Stereophonics.

“Babai im është muzikant nga Kosova, andaj jam rritur me muzikë në shtëpi. Qofshin ato këngët e babait tim, të Sting, David Bowie apo Stereophonics”, ka thënë ajo për revistën “Hunger”.

Në këtë intervistë ajo ka cekur po ashtu se inspirohet edhe nga momentet trishtuese, për të cilat thotë se “përherë më mbesin në mendje dhe është mënyra më e mirë që t’i largoj përmes muzikës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...