“Sa mall”, Vesa ia dedikon babait të saj [video]

27 Shtator 2016 - 15:06      

Pak kohë pas publikimit të bashkëpunimit në mes të Vesa Lumës, Big Bastas dhe Mr. Rez në këngën “Inna Di Dance”, Vesa na erdhi me një tjetër këngë dhe videoklip.

I sjellë në një datë shumë të veçantë për këngëtaren, ky projekt është dedikim për një person shumë të veçantë për të po ashtu, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

“Sa mall” mban titullin kjo këngë, dedikim babait të saj, i cili nuk jeton më. Përmes tekstit të kësaj kënge, Vesa kujton personin që, sipas saj, dha vulë në formimin e personalitetit që ajo gëzon sot.

Fundjavën e kaluar, Luma për këtë projekt, pati thënë se kjo këngë dhe videoklip publikohet në një datë speciale për të, e që është data e lindjes së babait.

Fjalët më të bukura ua ka bashkëngjitur këngëtarja videove të shkurtra të publikuara në “Instagram”, me rastin e publikimit të kësaj kënge.

“Babi,ti sot ke ditëlindjen. Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht, e as sot nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë qe ndjej, por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nëna na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mia! Kërkoj falje që ky videoklip e ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më “tradhtojë”, ka shkruar këngëtarja, transmeton Koha.net.

Për tekstin e këngës, është kujdesur Big Basta, të cilin ajo e ka falënderuar shumë. “Faleminderit zemër @bigbasta që përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë dhe faleminderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe mjeshtrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj videoje!”, përfundon Vesa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...