Naomi Watts dhe Liev Schreiber po ndahen pas 11 vjetësh

27 Shtator 2016 - 14:37      

Aktorët, Naomi Watts adhe Liev Schreiber, po ndahen pas 11 vjetësh lidhjeje. Kështu bëri të ditur çifti të hënën, përmes një komunikate për media.

47 vjeçarja Watts, dhe 48-vjeçari Schreiber, kanë deklaruar se, sipas tyre, më e mira për familjen është të ndahen, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

“Me shumë dashuri, respekt dhe ndjenjë shoqërie në zemrat tona, po e japim maksimumin për t’i rritur sa më mirë fëmijët tanë së bashku, dhe mezi po presim ta eksplorojmë këtë fazë të re të lidhjes sonë,” ka bërë të ditur dyshja përmes një deklarate të përbashkët, ku edhe i kërkojnë publikut ta respektojnë privatësinë e tyre për hir të fëmijëve.

Ndarja e çiftit vjen pikërisht në kohën kur publiku ende është i fokusuar në shkurorëzimin mes çiftit më të njohur të Hollywoodit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Aktorja australiane, Watts, e cila është nominuar për çmim Oscar dy herë, dhe Schreiber, i njohur për filma të shumtë me buxhet të lartë dhe rolin e protagonistit në serinë “Ray Donovan”, transmeton Koha.net, kanë qenë në lidhje që nga viti 2005, dhe asnjëherë nuk janë kurorëzuar. Në të kaluarën, Watts ka qenë në lidhje me aktorin e njohur australian, Heath Ledger.

Watts dhe Schreiber luajnë së bashku në filmin i cili pritet të lansohet së shpejti, “The Bleeder.” Schreiber po ashtu do të paraqitet me rol në shfaqjen e Broadway-it, “Les Liaisons Dangereuses”, e cila do të inskenohet muajin e ardhshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...