Foto: Reuters

Bono: Me Trumpin president ëndrra amerikane vdes

26 Shtator 2016 - 12:27      

Këngëtari i grupit U2, Bono ka paralajmëruar amerikanët se mund të humbin shumë nëse e zgjedhin për president të tyre Donald Trumpin, transmeton Koha.net.

Ai gjatë festivalit “iHeartRadio Music” ka thënë se me Trumpin president ëndrra amerikane do të vdes, raporton Skyneës.

Në një ekran të madh në skenë që shfaqej Trump, Bono i pyet fansat e tij: “Çfarë do të humbni?”, dhe më pas shton se, “ëndrra amerikane vdes, do të humbni gjithçka”.

Ai në një intervistë më herët kishte thënë se njerëzit nuk duhet të lejojnë që Trump të kthejë Amerikën në një kazino.

“Kjo me të vërtetë e rrezikshme, dhe njerëzit e mençur dhe me ndërgjegje nuk duhet të lejojnë këtë njeri që të shndërrojë vendin në një kazino”, ka thënë Bono.

Bono është shprehur gjithashtu se nëse Trump zgjidhet president në nëntor, atëherë ai mund ta shkatërrojë Amerikën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...