Ambiciet politike të Angelinës, ndër shkaktarët e ndarjes nga Brad Pitt

25 Shtator 2016 - 21:08      

Ambiciet politike të Angelina Joliet thuhet të kenë qenë faktor i madh në ndarjen e saj nga aktori Brad Pitt.

Sipas “TMZ”, problemet e çiftit të njohur nisën pasi aktorja shfaqi dëshirën për t’u bërë zyrtarja më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe punësoi një grup profesional për t’i ndihmuar në këtë qëllim.

Ajo thuhet se afër vetes kishte dy këshilltarë dhe kishte krijuar një dhomë të veçantë për vendime politike.

Sipas kësaj, uebfaqeje Brad ishte jo i lumtur që Angelina, në kuadër të kampanjave bamirëse, merrte fëmijët në vendet e pasluftës në moshë kaq të re, pavarësisht se e përkrahte atë në çështjet politike.

“Brad ishte gjithmonë përkrahës i punëve të saja humanitare, por udhëtimet me fëmijët u bënë mollë sherri për shumë vjet”, raporton “TMZ”, transmeton koha.net.

Problemi më i madh raportohet se ndodhi dy javë më parë kur Angelina vizitoi një kamp refugjatësh në Jordani, duke shprehur dëshirën për të ndihmuar Sirinë për të rindërtuar shtetin. Në këtë deklaratë, thuhet se Brad ishte në dyshim për sigurinë e familjes.

Këto përplasje ndikuan që Angelina javën e shkuar të kërkonte divorcin nga Brad duke bërë kështu “divorcin e shekullit”.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...