23 Shtator 2016 - 21:26
Sikur edhe shumë të rinj të tjerë, edhe Rinori, Dj dhe producent muzikor, dëshiron ta shfaqë talentin e tij në muzikë edhe si këngëtar. “Dark Night” mban titullin kënga e tij debutuese e publikuar sot. Kjo këngë ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave në Gjermani, sipas të cilave, kënga i ka të gjitha potencialet për t’u shndërruar në hit dhe t’i sjellë suksese këngëtarit të ri.
“Menjëherë tek singëlli i tij i parë, producenti muzikor shfaq prirjet për prodhimin e ‘beat-ave’ dhe shkrimin e teksteve”, shkruajnë mediat atje, që e shohin si këngë që mund të dëgjohet shumë edhe nëpër klube.
Rinori është vëllai i këngëtares Dafina, e suksesshme në MTV dhe në disa media të tjera të huaja. Një nga këngët e Dafinës është kompozuar pikërisht nga Rinori.
Kënga debutuese “Dark Night” e Rinorit, e shoqëruar edhe me videoklip, është publikuar përmes shtëpisë muzikore “Records 17”. Regjinë e klipit e ka bërë vet 17-vjeçari.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...