23 Shtator 2016 - 21:37
Teksa po largohej nga sfilata e markës së njohur botërore ‘Max Mara’, e shoqëruar nga motra e saj, Gigi papritur u sulmua nga një burrë, i cili e rrëmbeu atë nga mbrapa, duke e çuar në ajër dhe duke tentuar ta marrë me vete. Por Gigi reagoi menjëherë, duke e goditur burrin e panjohur, me ndihmën e motrës së saj Bela, deri sa erdhi sigurimi për t’i dalë në ndihmë, transmeton emisioni Express në KTV.
Burri i cili mbetet i paidentifikuar ndoshta ka menduar se kjo mund të duket si shaka, por situata doli të jetë një eksperiencë mjaft e frikshme për supermodelet Hadid.
Pas ndodhisë, Gigi ka reaguar në rrjetet sociale.
"Unë jam njeri dhe kam plotësisht të drejtë të mbrohem. Ku e merr guximin ai idioti të mendojë se ka të drejtë ta prekë dhe ta rrëmbejë në krahë një femër të panjohur. Por megjithatë iku shpejt nga vendngjarja", ka shkruar ajo.
Edhe pse një situatë terse për Hadidin, ajo megjithatë tregoi se di të mbrohet mirë dhe të shpresojmë se situata të këtilla të mos ndodhin në të ardhmen.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...