23 Shtator 2016 - 20:33
“Shqipet Nalt” ishte premierë në emisionin Express në KTV, me ç’rast BimBimma tregoi se për këtë videoklip ai ka pranuar më tepër se 500 video nga fansat e tij, por që fatkeqësisht vetëm disa prej tyre duhej t’i kishte në klip për shkak hapësirës së vogël.
Ai ka qenë i befasuar me videot që i janë dërguar atij, pasi nuk kishte pritur që aq shumë video të vinin për “Shqipet Nalt”.
“Shqipet Nalt” është pjesë e albumit të ri të tij “Bima”, të cilin reperi ka konfirmuar se është e mundshme të publikohet në fund të janarit 2017.
Tashmë 27 këngë janë gati të albumit, por BimBimma ka thënë se duhet të punohen edhe 3 këngën që të kompletohet albumi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...