Skylar Grey dhe Eminem sjellin “Kill For You” [audio]

22 Shtator 2016 - 22:12      

Skylar Grey dhe Eminem kanë bashkuar përsëri forcat për të sjellë këngën e tyre të re “Kill For You”.

Revista “Rolling Stone” raporton se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të Skylar Grey “Natural Causes”, transmeton Koha.net.

Këngëtarja ka treguar për këtë revistë se “Kill For You” është një këngë e inspiruar nga çifti i famshëm kriminal ‘Bonnie & Clyde’.

“Që nga dita e parë kur e kam shkruar ‘Kill For You’ kam menduar se mesazhi i ‘Bonnie & Clyde’ do të jetë më i fuqishëm si duet. Jam emocionuar kur Marshall shtoi një varg në këtë këngë”, ka thënë Grey.

Ajo ka bashkëpunuar edhe më parë me Eminemin, si tekstshkruese në tri versione të “Love the Way You Lie”, dhe si lokaliste në “I Need a Doctor” dhe “Asshole”.

Albumi i ri i Skylar Grey “Natyral Causes” do të publikohet më 23 shtator.

Ekskluzivitetin për këtë këngë e ka revista Rolling Stone, dhe këngën mund ta gjeni KËTU.
 

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...