Yjet e Hollivudit thërrasin të votohet kundër Donald Trump!

22 Shtator 2016 - 14:59      

New York, 22 shtator – Shumë yje të Hollivudit si Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson u drejtuan thirrje amerikanëve për t’u regjistruar në listat elektorale për të marrë pjesë masivisht në votim, por gjithashtu për të penguar avancimin e Donald Trump, në një videomesazh të publikuar dje, transmeton atsh.

Kjo ishte një iniciativë e ”Save the Day”, ku komiteti i nismës politike kontribuon në financimin e fushatës së një kandidati, në rastin konkret të Hillary Clintonit, përfaqësuesja e Partisë Demokrate.

Ky komitet u krijua me iniciativë të skenaristit amerikan, Joss Whedon që ka drejtuar dy pjesë nga saga “Avengers”.

“Të martën, më 8 nëntor, ky vend do të marrë vendimin më të rëndësishëm në historinë e tij”, thanë Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson.

“Keni përgjegjësinë për të qenë pjesë e këtij vendimi”, vijuan ata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...