Këngëtarët që pritet t’i kthehen skenës muzikore [video]

21 Shtator 2016 - 19:44      

Rep-artisti i njour, Elinel, ka publikuar këngën e re të titulluar “Sheik –Haram Money”. Kënga ka ardhur vetëm në versionin audio, ndërsa pritet të shihet nëse do të realizohet edhe me klip.

Kënga flet për njerëzit të cilët bëjnë gjithçka për paranë.

Ndryshe, Elinel ka qenë mjaft prezent në media gjatë sezonit veror 2016 falë bashkëpunimit me Alban Skenderajt. Kënga e tyre “Kam nevojë” padyshim se ishte një nga hitet e verës 2016, edhe pse ajo ishte lansuar para ditëve të nxehta.

Një këngë në versionin audio e ka lansuar edhe këngëtari shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Holandë, Jon Tarifa. Kënga është në gjuhën angleze dhe titullohet “Don’t Go”. Kënga është punuar nga producentë të huaj.

Për herë të parë në një duet vijnë këngëtarët Albatrit Muqiqi dhe Erik Lloshi. Kënga e shoqëruar edhe me videoklip mban titullin “Ajo ka faj” dhe është punuar nga Kledi Bahiti. Derisa këngëtari nga Kosova njihet më shumë për këngë ritmike, ajo nga Shqipëria njihet për disa balada të suksesshme me të cilat është shpërblyer nëpër festivale.

Ndërkohë, edhe disa emra të tjerë të njohur të cilët pritet të vijnë shumë shpejt më këngë e klipe të reja, disa prej të cilëve edhe do të rikthehen në skenë pas një pauze të gjatë. Don Pizhi, Mimoza Mustafa, Shkumbin Kryeziu, Sabri Fejzullahu, Flaka Krelani e Bim Bima janë disa prej këtyre emrave. Madje, Bim Bima pikërisht këtë të premte do të promovojë në “Express”-in e KTV-së, videoprojektin muzikor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...