21 Shtator 2016 - 19:34
Kjo paraqitje skenike pa zë, e cila u shfaq premierë në DAM Festival, ishte e përbërë nga tri pjesë në të cilat rrëfehej për krijimin e personit, njohjen dhe socializimin me qenien njerëzore dhe kur subjekti kthehet në objekt dhe njerëzit shndërrohen në kukulla përballë imponimeve, transmeton Koha.net.
Në koncertin e natës hapëse të DAM-it, performuan disa flautiste të cilat ishin të vendosura në katër skajet e Sallës së Kuq, ku të drejtuara nga profesori Ljubisha Jovanoviq ato luajtën në veprat e romantikëve si Çajkovskit e Shubertit.
Pas interpretimit të flautisteve, skena ishte për trion e instrumentistëve Olga Zado në piano, Robert Kowalski në violine dhe Boris Nedialkov ne violonçel, të cilët për më pak se një orë luajtën në tingujt e veprave të Chopenit e Mozartit.
Në natën e dytë të DAM Festivalit, do të interpretojë në koncertin e saj solistik, sopranoja Zana Abazi Ramadani e cila në një intervistë të dhënë për emisionin “Express”, theksoi se do të interpretojë disa vepra të kohës së barokut si të kompozitorëve italianë Antonio Vivaldi, Giulio Caccinit dhe të gjermanit George Handel.
Në këtë koncert që fillon nga ora 19:30 në Sallën e Kuq në Prishtinë, Ramadani që do të jetë e shoqëruar nga pianistja bullgare Elena Atanasovska, pritet ta interpretojë një nga ariet e veprës më të lavdishme të epokës së romantizmit, “Rigoletto” të Giuseppe Verdit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...