21 Shtator 2016 - 19:00
Nën tingujt e hitit me përmasa botërore, “Bon bon”, në këtë video rreth 3 minutëshe, Era flet për prejardhjen e saj, muzikën që bën dhe inspirimin e saj, transmeton Koha.net.
Këngëtarja thotë se ka qenë muzika angleze që e ka tërhequr gjithmonë.
“Muzika e vendit tim ishte shumë tradicionale për ne, prandaj muzika angleze na ka tërhequr më shumë”, deklaron ajo teksa kujton kohët kur dëgjonte bashkë me motrat e saj këngëtarë të famshëm. “Më kujtohet kur isha e vogël dhe së bashkë me motrat gjatë gjithë kohës shikoja televizor. Ishim të obsesionuar nga artistë të tillë si: Britney Spears, Enimen, Beyonce, Rihanna e të tjerë”, është shprehur ajo.
Era pohon gjithashtu në këtë video se ka kaluar net të tëra duke krijuar muzikë, gjersa nuk ka harruar të përmend as faktin se vjen nga një familje artistësh. “Babai im ishte aktor ndërsa nëna këngëtare, pra vij nga një familje artistësh”, ka shpjeguar Istrefi.
Nga kontrata me “Ultra Music”, Era pritet të depërtojë mirë në skenën ndërkombëtare, pavarësisht se edhe kënga “Bonbon” i ka dhënë një popullaritet të madh gjithandej.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...