21 Shtator 2016 - 14:51
“Sapo e mora vesh u trondita shumë, mendova se do të qëndronin bashkë përgjithmonë”, tha Jeri Lara, San Diego.
“Ai është i përqëndruar tek aktrimi, ajo te çështjet humanitare e gjëra të tilla. Mendoj se thjesht nuk kishin më asgjë të përbashkët”, tha Hervert Degans, turist holandez në Hollivud.
“U mërzita shumë, shumë. Doja që t’i shikoja bashkë gjithmonë, ishin një çift i përkryer”, tha Peg Verdi, turiste nga Cape Cod.
“Jam e befasuar, por në fakt, edhe aq për t’u çuditur nuk është. Gjithë ata yje që interpretojnë në krah të njëri-tjetrit, në fund diçka edhe mund të ndodhë”, tha Sue Dowding, turiste australiane.
Sipas disa raporteve në media, Brad Pitt është i zemëruar me vendimin e Angelina Jolie për të paraqitur kërkesën e divorcit, transmeton tch. “Do të luftoj me ty për fëmijët”, mësohet të ketë thënë ai, duke sfiduar pretendimet e 41-vjeçares se aktori kishte probleme me nervat dhe me alkoolin.
Ndërkohë, aty jashtë është dikush që po shijon çdo moment të sherrit. “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”, ka qenë komenti i Jennifer Aniston, të cilën Brad e la për Angelinën në vitin 2005.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...