20 Shtator 2016 - 21:39
Kjo garë muzikore tash e gjashtë vjet mbahet edhe në trojet shqiptare, nga ku kanë dalë talente të jashtëzakonshme që sot janë emra të njohur të muzikës, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Dhe talenti i tyre nuk është lënë pa u vënë re edhe më larg. Këtë e dëshmon rasti i këngëtarit Florent Abrashi, transmeton Koha.net. Me performancën e tij në audicionin e fshehur, Florenti është përfshirë në një video prej top 20 audicioneve më të mira të fshehura nga vende të ndryshme ku mbahet kjo garë.
Në “The Voice Of Albania”, Florenti kishte përzgjedhur si mentor të tij këngëtarin Sidrit Bejleri, megjithëse dëshira e madhe për ta marrë në ekip ishte edhe e Almës, Eltonit dhe Aurelës.
Abrashi ishte shpallur fitues i edicionit të tretë të “The Voice Of Albania”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...