Jim Carrey paditet për vdekjen e ish të dashurës

20 Shtator 2016 - 11:28      

Aktori dhe komediani i famshëm amerikan, Jim Carrey është vendosur në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, këtë herë jo për rolet e tij në ekran apo skenë, por për një padi të ngritur kundër tij për vdekjen e ish të dashurës.

Carrey është paditur nga ish-bashkëshorti i Cathriona Ëhite, e cila gjeti vdekjen vitin e kaluar nga një mbidozë narkotike.

Në gjykatë është ngritur një padi ndaj komedianit, që akuzohet nga ish-bashkëshorti i Cathriona-s, Mark Burton se ka siguruar drogën për të përmes emrit të rremë Arthur King, transmeton tch.

Carrey mohon akuzat.

“Nuk do të toleroj këtë përpjekje të pashpirt që synon të më denigrojë mua dhe gruan që dashuroja. Shpresoj që një ditë njerëzit të ndalin përpjekjet për të përfituar para nga kjo histori dhe ta lënë atë të pushojë e qetë”, u shpreh ai.

Vdekja e 28-vjeçares Cathriona Ëhite, me origjinë irlandeze është regjistruar në autoritetet amerikane si vetëvrasje. Carrey, 54 vjeç u nda me të shtatorin e kaluar dhe pak ditë pas kësaj, 28-vjeçarja u gjet e vdekur nga një mbidozë lëndësh narkotike.

Lexoni edhe: Vetëvritet e dashura e Jim Carreyt

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...