Performanca e shkëlqyer e Joss Stone në Prishtinë [video]

19 Shtator 2016 - 21:22      

Ajo në këtë koncert, përmes thjeshtësisë së saj artistike, komunikonte me fansat, pinte çaj të ngrohtë dhe premtoi se do të gjente prapë kohë për të ardhur me një performancë tjetër në Kosovë.

Performancës së Joss Stone në Prishtinë i parapriu vokalistja Rina Bilurdagu, e cila ishte e shoqëruar në kitarë nga Art Lokaj. Ajo u shpreh e ngazëllyer nga ftesa që i është bërë, raporton emisioni Express në KTV.

Performanca e “rastësishme” e këngëtares Stone në Prishtinë për shumëkënd ishte edhe befasuese.

Britanikja Joss Sotne, e cila është kompozitore dhe aktore, më shumë është e njohur për këndimin e koverave sesa për autorësinë e këngëve të saj.

Ardhjen e këngëtares Stone në Prishtinë, e ka mundësuar agjencia për organizimin e eventeve HH (Ejxh-Ejxh) nga Kroacia dhe Rave (rejv) Travel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...