Rruga ku Don King vrau një njeri, do të emërtohet me emrin e tij

17 Shtator 2016 - 15:30      

Rruga ku Don King shkeli një njeri për vdekje për të mos paguar një borxh të kumarit 50 vite më parë, është vendosur që të emërtohet në emrin e tij, transmeton koha.net.

Këshilli i qytetit Cleveland pritet të ri-lokalizojë një rrugë të njohur si “Don King Way”, në të njëjtin vend ku King vrau Sam Garrett, i cili ishte një punëtor i bastoreve të paligjshme të tij, në vitin 1966.

Gazetari Jack Newfield ka shkruar për këtë incident, i cili u bë për shkak të 600 dollarëve të kumarit, raporton Cleveland.com.

“King ka përplasur njeriun më të vogël. Shumica e njerëzve do të ishin ndaluar për këtë deri tani” Newfield ka shkruar, transmeton koha.net.

“Shumica e njerëzve do të kishin ndjerë kënaqësi, apo keqardhje ose ndonjë deklaratë për këtë. Por jo edhe King. Disa demon brenda tij janë duke e mbajtur atë brenda tij dhunën përtej arsyes”.

Don King kaloi katër vite pas grilave për vrasje të shkallës së parë, para se të falej në vitin 1983.

Sipas uebsajtit Cleveland, komiteti i këshillit janë takuar të hënën për të diskutuar 2 rrugë potencial për tu emërtuar “Don King Way” në Cedar Avenue, por që të dyja përfshijnë lokacionin ku ai goditi Garrett.

King, i cili tani është 85 vjeçar, është një nga figurat më kontraverse në historinë e boksit.

Ai ka punuar me sportist të mëdhenj, duke përfshirë Muhammad Ali, Mike Tyson, George Foreman, Larry Holmes e Bernard Hopkins megjithatë ai gjithashtu është akuzuar për lidhje me krim të organizuar si dhe të qenit “lakmitar” nga ish klientët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...