16 Shtator 2016 - 15:58
Bilurdagu, vajza nga Prizreni, që jo çuditërisht triumfoi në spektaklin e talenteve në Shqipëri, do të performojë në Zone Club nesër mbrëma.
Bilurdgau njihet si këngëtare që performon edhe në klube të natës në Kosovë e Shqipëri, dhe plus ka paraqitje televizive si vokaliste, një ndër vokalet më të fuqishme të gjeneratës së re të këngëtarëve në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Koncerti nisë nesër mbrëma, të shtunën, me fillim prej orës 21:00. Pas Bilurdagut do të jetë Joss Stone ajo që vjen në skenë, këngëtarja e njohur angleze e cila edhe pse ende shumë e re ka arritur të korrë suksese në botën e muzikës.
Stone njihet për performancat e fuqishme, sikur versioni i saj i “Son of a Preacher Man” ose “Natural Woman”. Stone do të performojë nesër mbrëma në Prishtinë si pjesë e një turneu që po e realizon nëpër Evropë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...