Miss Kosova 2016 nuk ka shtetësi, por jeton në Kosovë

15 Shtator 2016 - 10:04      

Camilla Barraza, vajza që para pak ditësh fitoi kurorën e më të bukurës në Kosovë, nuk është shtetase e Republikës së Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar për KultPlus Zyra për Komunikim me Publikun e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës.

Pas verifikimit në bazën e të dhënave të gjendjes civile dhe të Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion në MPB për këtë person nuk është gjendur as një shënim. Camilla Barraza nuk është shtetase e Republikës së Kosovës, dhe ky person nuk ka parashtruar kërkesë për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës në DSHAM/MPB.

KultPlus ka dashur të dijë nëse Barraza është shtetase për faktin se është zgjedhur Miss Kosova para pak ditësh, në një garë ku megjithatë ka pasur vajza nga Kosova e të cilat kanë edhe nënshtetësinë e Kosovës edhe nëse për një kohë nuk kanë jetuar brenda shtetit.

Para pak ditësh portali ka provuar të konfirmojë mbi nënshtetësinë e Barrazas edhe nga organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, por ajo duke mos treguar mbi këtë fakt ka zbuluar se bukuroshja nga Argjentina jeton prej kohësh në Kosovë. Është paralajmëruar edhe një konferencë për media për të sqaruar tërë rrëmujën e krijuar nga përzgjedhja e vajzës si fituese, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Vuthaj, në një tekst botuar para pak ditësh, arsyetohet se është normale që një vajzë ta përfaqësojë një shtet në të cilin nuk jeton për shumë kohë dhe prej të cilit nuk ka as nënshtetësi.

Barraza është zgjedhur Miss Kosova 2016 para pak ditësh, në një spektakël që u transmetua në Televizionin Klan Kosova. Për një portal në Argjentinë, Barraza tregon se ka marrë mesazhe kërcënuese.

“Njerëzit janë të frustruar dhe më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Por do të luftoj deri në fund që Argjentina ta njohë pavarësinë e Kosovës” thotë Barraza për Radiowtcv.

Mbetet të shihet nëse një vendim i tillë duhet rishikuar dhe nëse një bukuroshe shqiptare do të dalë fituese në këtë konkurs bukurie.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...