Reperët shqiptarë, model i keq i një gjenerate

15 Shtator 2016 - 09:27      

Nga “street fighter” (Boksier rruge) në idhull të adoleshentëve. Nga këtu merr udhë një histori e gjatë këngësh, tekstesh dhe klipesh e reperit që vazhdimisht prodhon lajm.

Ca anglisht, ca shqip! Më pas shqipja dhe anglishtja që ngatërrohen aq shumë sa është e vështirë të kuptosh në fund të një këngë se ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra dhe se cili është mesazhi që këngëtari ka dashur të përçojë te fansat e tij.

Mesazhe pas asnjë kontekst social, ku të vetmet fjali që çojnë peshë zemrat e fansave janë ato me alkool, dhunë, seks, jetë nate dhe në fund një ‘ha ha kudo që shkojmë e çojmë venin n’hava’.

Mjaftueshëm për të kuptuar sesa vite dritë larg janë thelbit dhe mesazhit që Jim Morrison me “The Doors” përçonin me tekstet e tyre në mesin e viteve ‘70 duke sjellë një revolucion të vërtetë botëror në mënyrën e kuptimit të jetës, shkruan Top Channel.

Kush dëgjon sot Noizyn, Stresin, Cozmanin e me radhë, jo vetëm që s’kupton asgjë, por nuk mund të jetë as anarkist, pasi në thelb tekstet e këngëve të tyre janë mesazhe boshe për një rini që fatkeqësisht as vetë nuk e di se ç’është arti i vërtetë i sjellë nëpërmjet mesazhit të tekstit të një kënge.

E vetmja gjë që mund të kuptosh nga i quajturi art i tyre, është që inatet personale për ‘zogun’, madhësinë e kallashit dhe pistoletës, makinës luksoze e jetës më të shtrenjtë, i gjen fare lehtë në tekste të shfrenuara që kapin mijëra klikime në Youtube.

Pjesa tjetër është histori... 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...