Rita rrëfen për përfshirjen në skandalin e Beyoncet me Jay-Z

14 Shtator 2016 - 17:41      

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka folur për përfshirjen në skandalin “Becky” të këngëtares Beyonce.

Në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, krijuesja e hitit “Shine Ya Light”, ka thënë se raportimet për përfshirjen e saj në skandalin e Beyonces dhe Jay-Z ishin shumë të ashpra.

Në kohën e lansimit të këngës “Sorry” nga Beyonce, Rita raportohej se ishte femra me të cilën Jay-Z e kishte tradhtuar Beyoncen, e cila e kishte përshkruar këtë femër si “Becky me flokë të bukura”.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, Jay Z është frymëzimi im dhe njëri prej idolëve të mi. Ende kujdesëm për të dhe gruan e tij. Beyonce është idoli im më i madh”, ka thënë Rita Ora.

“Është shumë e ashpër dhe jo respektuese ndaj një gruaje në përgjithësi, kur ne akuzohemi kundër pjesës më të rëndësishme - muzikës”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...