13 Shtator 2016 - 23:57
Një modele argjentinase është zgjedhur Miss Kosova 2016, por atje e urrejnë.
Ky është titulli i gazetës më të madhe argjentinase, ‘Clarin’.
Modelja e re, Camila Barraza, ka folur për këtë gazetë për gjithçka që po i ndodh që prej momentit të kurorëzimit si Miss Kosova 2016.
Ajo thotë se nuk i është dhënë mundësia që ta shpjegojë veten, transmeton Koha.net.
“Njerëzit janë shumë të mllefosur dhe po më dërgojnë shumë ofendime në rrjetet sociale. Madje, kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Sa më përket mua, do të luftoj që shteti im ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Barraza për Clarin. Barraza ka lindur para 23 viteve në San Fernando të Argjentinës dhe ka më shumë se një vit që jeton në Kosovë, me të dashurin e saj, Haris Çoçaj.
Në një organizim nga ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ajo u zgjodh javën e kaluar Miss Kosova, dhe pritet ta përfaqësojë shtetin e ri në garat ndërkombëtare. Vendimi është pritur me kritika të shumta, për faktin që një shtetase e huaj, nga një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, do ta përfaqësojë vendin. Argjentina është njëri prej shumicës së shteteve të Amerikës Latine që nuk e njohin Kosovën. Arsyeja kryesore e cituar nga ish-ministri i jashtëm Jorge Taina kishte të bënte me precedentin që do të krijonte njohja në raport me konfliktin e vazhdueshëm të Argjentinës me Britaninë e Madhe për Ishujt Fakland.
Kosova nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me këtë shtet, që nuk njeh as dokumentet e udhëtimit të Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...