13 Shtator 2016 - 20:54
Sipas tij, megjithëse nuk është zyrtare njerëz afër këngëtares Istrefi po flisnin se ajo do të jetë në jurinë e edicionit të gjashtë të talent-shout “The Voice Of Albania”. Kjo u bë lajm, sidomos në mediat online.
Mirëpo, në gjithë këtë nuk ka asgjë të vërtetë. Këtë e bërë të ditur për “Express”-in e KTV-së, vet menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi.
“Jo, s’ka asgjë të vërtetë në këtë. Era për momentin nuk ka kohë për juri dhe ende është e re, duhen këngë, e i ka kontratat e reja dhe kemi shumë punë. Era s’ka kohë për Voice edhe nja 5 vjet”, ka deklaruar Shoshi për emisionin tonë.
Ndërsa, i pyetur nëse ka pasur ftesë nga stafi i “The Voice”, Fatoni ka thënë se jo, për shkak se e dinë që për momentin nuk mund të pranojmë.
Ndryshe duke ju referuar sërish postimit të Currit, këtë vit në jurinë e “The Voice Of Albania” do të ketë shumë ndryshime, pasi vetëm Genc Salihu do të jetë prapë aty, përderisa anëtarët e tjerë Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Jonida Maliqi, sipas tij nuk do të jenë më pjesë e spektaklit.
Kjo e fundit në një intervistë për KTV-në më parë pati shprehur dëshirën që sërish të marrë pjesë, por duket se kjo ka mundësi të mos ndodh.
Në anën tjetër, një emër që po përflitet se do të jetë pjesë e jurisë është këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, përfaqësuesja e fundit e Shqipërisë në Festivalin Evropian, “Eurosong”.
Ndërsa, emisionin “Express” merr vesh nga disa burime se një emër tjetër me të cilin po bisedohet rreth pjesëmarrjes në jurinë e këtij talent-shou është edhe këngëtari i njohur nga Kosova, Xuxi. Por për momentin, asgjë nuk ka konkrete.
Krahas Almes dhe Sidriti, të cilët kanë qenë që nga fillimin në “Voice”, të tjerë që ishin në karriget e gjyqtarëve ishin Miriam Cani, Aurela Gaxhe, Elsa Lila, Elton Deda dhe Jonida Maliqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...