13 Shtator 2016 - 11:28
NME shkruan se spekulimet për këtë bashkëpunim janë ngritur pasi Kesha ka publikuar një foto në Instagram, duke thënë se është duke bashkëpunuar “me një person sekret, fitues i çmimit Grammy”, transmeton Koha.net.
Sipas spekulimeve thuhet se “personi sekret” mund të jetë dhjetë herë fituesja e ‘Grammy Award’, Swift, e cila ka qenë një nga përkrahëset më të mëdha të Keshas gjatë gjykimit që kishte me producentin e muzikës, Dr Luke.
Swift e kishte ndihmuar Keshan me 250 mijë dollarë në këtë gjykim. Kesha e kishte paditur Dr Luke për ‘manipulim psikik, abuzim emocional dhe seksual’.
Në mars Kesha kishte konfirmuar se është duke punuar në krijimin e këngëve të reja.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...