Coldplay me koncert falas në Indi

11 Shtator 2016 - 14:23      

Organizata “Global Citizen Festival”, që zhvillon spektakle dhe fitimet i përdor për të luftuar varfërinë ekstreme, njoftoi sot se grupi i famshëm britanik Coldplay do të zhvillojë koncertin e tij të parë në Indi më 19 nëntor, në Bombei, spektakli do të jetë falas.

I krijuar në vitin 2012, ky festival zhvillohet çdo vit në Central Park në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të nxitur liderët e gjithë botës të mbledhur në Kombet e Bashkuara që të reagojnë kundër varfërisë.

“Ashtu si festivali jonë vjetor në Central Park, biletat për festivalin në Indi do të jenë falas. Fansat mund t’i fitojnë duke zhvilluar veprime për të mbështetur edukimin, barazinë, apo duke marrë pjesë në fushata sanitare”, thuhet në faqen zyrtare të organizatës.

Koncerti i “Coldplay” do të zhvillohet me rastin e “ditës botërore të tualeteve”, që përqendrohet mbi problemet sanitare në shumë vende dhe kryesisht në Indi, ku gjysma e popullsisë nuk ka akses në tualete, që përbën një rrezik madhor për shëndetësinë e popullsisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...