10 Shtator 2016 - 11:08
“Amazing Girl” është një nga hitet më të mëdha të Dafina Zeqirit. Madje, edhe videoklipi i saj kishte pasur shumë sukses në “Videofest”, ku mes shumë çmimeve kishte fituar edhe atë për “Videoklipin më të mirë të vitit”. Kjo këngë Dafinës i kishte dhënë një shtytje të madhe në muzikë për të punuar fort dhe hitet e tjera nuk munguan, po ashtu këngë të tjera ritmike siç ishte edhe ajo “Tonight”, bashkëpunim ky me Ledrin.
Edhe grupi “Tingulli i 3nt” numëron shumë hite, mes tyre shumë këngë ritmike. Por, do të veçojmë atë me titull “Kalle”, e publikuar shumë vite më parë. “Kalle” ishte një këngë ndryshe nga siç kishim dëgjuar deri atëherë nga ky grup, por që rezultati ishte i mirë.
Edhe Elvana Gjata e Genta Ismajli njihen për shumë këngë ritmike të suksesshme. Nga Elvana veçojmë “Mamani nejën”, “Hitech”, “Puthe” e “1990”, derisa “Nuk dua tjetër” e “Guximi” janë dy nga hitet kryesore në karrierën e Gentës. Ajo me titull “Nuk dua tjetër” i kishte sjellë çmimin e parë kësaj këngëtareje në “Këngën Magjike”.
Për të mbetur edhe pak te vitet e mëhershme, kujtojmë edhe një hit-këngë ritmike të Soni Malajt. Dhe ajo ishte “Një me dy”. Kjo ishte një nga këngët që Sonin e bëri shumë të njohur për publikun në Kosovë.
Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi janë dy kantautorë shumë të suksesshëm, që kanë hite të shumta. “Mrekullia e 8”, “24 orë” e “Larg dhe afër” mund t’i ndajmë nga hitet e Albanit, përderisa “Tallava” e “Making Of” nga ato të Florit.
E një këngëtare energjike si Aurela Gaçe nuk ka sesi të mos sjellë këngë ritmike. Kur flitet për të, “Hape vetën” e “Origjinale” padyshim se janë këngë tejet të dëgjuara dhe të pëlqyera nga publiku shqiptar.
“Bonbon” është një prej këngëve ritmike më të suksesshme të kohëve të fundit, e që nuk mund të thuhet në skenën shqiptare, meqë kënga depërtoi edhe në tregun ndërkombëtar. Ky ishte një rast i veçantë, pasi Era me këtë këngë nga Kosova arriti të dëgjohej gjithandej.
“Albania” e Etno Engjujve, “I asaj” e Tunës, “Kalle” e Adrian Gaxhës e Lindonit, “Roll” e Dhurata Dorës e Young Zerkës, “Jemi dhe s’jemi” e Vesa Lumës dhe “A po të pëlqen” e Encës janë disa këngë të tjera shumë të suksesshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...