Koncerti i Bebe Rexhës në Tiranë përmes fotove

9 Shtator 2016 - 23:17      

Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” të premten në mbrëmje.

Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura.

Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.

“Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo, transmeton TCH.

“I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.

Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...